KRYEFAQJA » LAJME » Velia pret Thaçin
Velia pret Thaçin

Velia pret Thaçin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Gjatë takimit, u theksua se zbatimi i marrëveshjeve dhe nismave bashkëpunuese që dy qeveritë qendrore dhe ato lokale kanë arritur mes tyre, do të rrisin edhe më tej përfitimet e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës,Erion Veliaj dhe Presidenti i Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi, dhanë një deklaratë për mediat, ku theksuan angazhimin e tyre për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin. Veliaj theksoi rolin që luajnë shqiptarët e Kosovës në zhvillimin ekonomik mes dy vendeve. “Kemi disa sipërmarrës nga Kosova që kanë shprehur interesin të investojnë në hoteleri-turizëm në qytetin e Tiranës. Tirana ka një bum turistik dhe të nevojës për mikpritje. Kemi sot një marrëdhënie shumë më të fortë me importuesit, sidomos të fruta-perimeve, kemi disa biznese kosovare që tashmë kanë aplikuar për të hapur magazinat e tyre në Tiranë,theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.