KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj, 2016 do të jetë viti i fëmijëve
Veliaj,  2016 do të jetë viti i fëmijëve

Veliaj, 2016 do të jetë viti i fëmijëve

Viti 2016 është cilësuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj si viti i fëmijëve, nisur nga investimet në infrastrukturën e institucioneve parashkollore dhe shkollor. Gjatë inagurimit të kopshtit 64 në Fushën e Aviacionit në Laprakë, Veliaj theksoi se edhe ky kopësht është rezultat i nismës së bashkisë “Adopto një kopësht”.

Kjo i kushtohet punës së palodhur së të gjithë atyre që iu bashkuan fushatës tonë ‘Adopto një kopësht’. Nuk do të ishte e mundur pa ndihmën që na kanë dhënë tre kompani jashtëzakonisht serioze dhe që e tregojnë seriozitetin e tyre edhe në mënyrën se çfarë i japin mbrapsht komunitetit. Dua të theksoj që, ky vit do të mbahet mend si viti i fëmijëve në Tiranë. Jo vetëm se do të mbarohen të gjitha kopshtet, por sepse do të mbarojmë këndin e lodrave te Liqeni, do të mbarojmë gjithashtu këndin e lodrave në të 11 njësitë urbane të Tiranës, aty ku dhe përqendrimi i fëmijëve është më i madh. Kemi filluar tashmë te zona e ‘Mine Pezës’, do të fillojmë shumë shpejt këndin e lodrave tek Materniteti i Ri dhe mbasi të mbarojmë aty, do të vazhdojmë në të gjitha njësitë e tjera” Sipas veliajt puna e nisur gjatë vitit të shkuar me çerdhet do vijojë edhe gjatë këtij viti me 23 kopshtet e Tiranës.

Ne kemi premtuar që këtë vit do të rikonstruktojmë 23 kopshte të Tiranës, do i rehabilitojmë ato totalisht, do të heqim lagështirën, do të vendosim të gjitha mjetet higjeno-sanitare, do të ketë kënde lodrash në kopshte dhe kemi premtuar që fëmijët do t’i kemi prioritet në Bashkinë e Tiranës. Kjo është arsyeja pse vjet filluam me çerdhet dhe sivjet vazhdojmë me kopshtet. Ai shtoi se gjatë këtij viti do të realizohen edhe disa ndërhyrje të tjera në kryeqytet të karakterit social, siç janë rikonstruksioni dhe hapja e bibliotekave të lagjeve, si dhe hapja e kampeve verore.