KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: 7 gjoba kush shkel ligjin
Veliaj: 7 gjoba kush shkel ligjin

Veliaj: 7 gjoba kush shkel ligjin

Bashkia e Tiranës ka hedhur një hap tjetër për të ndaluar ndotjen, shkatërrimin e ambienteve, zënien e hapsirave publike dhe ndërtimet pa leje. Përpara 24 administratorëve të kryeqytetit kreu i ri i bashkisë Erion e Veliaj ka paraqitur 7 gjobat që parashikohet të vendosen kush shkel ligjin. Ato variojnë 50 mijë deri 5 milionë lekë. Zoti Veliaj tha se ndotësit do të publikohen për të menjanur përsëritjen e këtij veprimi, ndërsa bëri të ditur se bashkia ka lidhur kontrata me përmbaruesit për vjeljen e gjoave. Por ajo që ra më shumë në sy ishte ashpërsia e zotit Veliaj ndaj atyre që kryejnë nevojat e tyre fiziologjike në ambientet publike. Sipas tij gjoba shkon deri 200 mijë lekë.
Por zoti Veliaj nuk përmendi se çfarë do të bëhet me ngritjen e banjave publike në qytetin e Tiranës. Nga viti 1930 i shekullit të kaluar kur u ngrit banja e parë publike në kryeqytetin e mbretërisë shqiptare të asaj kohe, deri në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, egzistonin 8 të tilla të ndërtuara në pikat kryesore të qytetit. Por ato u zhdukën pas ndërtimeve dhe sistemimeve të Tiranës në vitet e tranzicionit. Aktualisht ka vetëm një banjë tek Parku “Rinia”, e cila nuk mund ti përballojë nevojat e afro 1 milion banorëve të Tiranës.