KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Bashkia do të investoje në infrastrukturë për biçikletat
Veliaj: Bashkia do të investoje në infrastrukturë për bicikletat

Veliaj: Bashkia do të investoje në infrastrukturë për biçikletat

Këtë vit, “Dita pa makina” e gjen Tiranën me cilësi të përmirësuar të ajrit në masën 15 përqind. Ky konstatim i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit u bë publik nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se vitin e fundit është 3-fishuar numri i përdoruesve të biçikletave. Ndërsa pedaloi me një grup të rinjsh, kryebashkiaku bëri këtë premtim.

Të rinjtë që ju bashkuan këtij aktiviteti bëjnë thirrje që të gjithë të jenë më të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

22 shtatori është dita botërore pa makina, një përpjekje për të kontribuar në mbrotjen e mjedisit duke shmangur për një ditë lëvizjen me automjete, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për mjedisin e organizmin.