KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Bashkia kredi për familjet e reja
Veliaj: Bashkia kredi për familjet e reja

Veliaj: Bashkia kredi për familjet e reja

Bashkia e Tiranës pritet të akordojë 1500 kredi të buta për familjet e reja në Tiranë për të mundësuar lehtësimin e styrehimit të tyre. Në konferencën ndërkombëtare “Strehim për të gjithë” kreu i Bashkisë Erion Veliaj tha se në janar të vitit të ardhshëm, 1 milion dollarë do të planifikohen nga buxheti i bashkisë, për këtë proces. Por zoti Veliaj tha se krahas dhënies se kredive te buta për shtëpi, po shihen disa mënyra bashkëpunimi me ndërtuesit për të zbutur problemin e strehimit në kryeqytet. Një mundësi do të jetë ofrimi i tokës nga bashkia për ndërtuesit, që do të ndërtojnë banesa sociale. Sipas kryebashkiakut zhdërvjellsimi i sektorit të ndërtimit do të sillte hapje të vendeve të reja të punës dhe një impakt të drejtperdrejtë në ekonomi.
Sipas burimeve zyrtare në Shqipëri ka 35 mijë të pastrehë. Zëvendësministri i Zhvillimit Urban, Alfred Dalipi, tha se identifikimi i të pastrehëvë ka qenë një ndër pritoritetet e qeverisë Rama. “Shqipëria, ka një strategji për fushën e strehimit social dhe plan veprimi të miratuar me të gjitha kostot” tha ai.