KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj, bizneset që drejtohen nga të rinjtë të zerohen taksat
festivalit të ideve rinore 2016

Veliaj, bizneset që drejtohen nga të rinjtë të zerohen taksat

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se do i paraqesi këshillit bashkiak një projekt vendim ku bizneset që drejtohen nga të rinjtë të zerohen taksat deri në një afat të caktuar. Ndërkohë që pasdite mblidhet edhe këshilli bashkiak ku pritet edhe të miratohet projekti inovativ për të rinjtë. Veliaj tha bashkia e tiranës mbështet të gjitha idete e të rinjve.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministrja e arsimit, Lindita Nikolla dhe Ministri Blendi Klosi si dhe personalitete të tjera të fushës së biznesit dhe arsimit. Ky është viti i dytë i festivalit të ideve rinore 2016. Në mbyllje të aktivitetit u ndanë edhe çmimet për idetë më të mira që kanë sjellë në këtë festival.