KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Brenda javës, të gjitha kopshtet e rikonstruktuara

Veliaj: Brenda javës, të gjitha kopshtet e rikonstruktuara

Përmes nismës së bashkisë “Adopto një kopsht” ka përfunduar edhe rikonstruksioni i kopshtit 27/a në zonën e Alliasit, i cili akomodon rreth 150 fëmijë. Për krijimin e kushteve më të mira në këtë godinë kanë dhënë kontibutin e tyre edhe banorët e zonës. Ambientet e reja u inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se brenda javës do të inaugurohen edhe dy kopshtet e fundit nga 23 të tillë që ka Tirana.

Kryebashkikau ka përsëritur se investimi i rradhës i bashkisë do të jetë ndërtimi i 20 shkollave të reja 9 vjeçare për të shmangur mësimin me dy turne vitin e ardhshëm.