KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Veliaj: Buxheti i ri bashkiak synon rritjen e të ardhurave dhe shlyerjen e borxheve
Veliaj: Buxheti i ri bashkiak synon rritjen e të ardhurave dhe shlyerjen e borxheve

Veliaj: Buxheti i ri bashkiak synon rritjen e të ardhurave dhe shlyerjen e borxheve

Bashkia e Tiranës po synon të përmirësojë mbledhjen e të ardhurave në buxhet si dhe të shlyejë borxhet e prapambetura. Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik të Bashkisë, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka prezantuar 11 taksa të përfshira në paketën fiskale të vitit 2016. Ai tha se paketa ndihmon biznesin e vogël, bujqit e fermerët dhe kryesisht banorët e rinj të Tiranës.
Zoti Veliaj u ndal veçanërisht tek taksa mbi pasuritë e paluajtshme. “Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, ku përfshihen shtëpitë e banimit ulet me 30 përqind në zonat e rrethinës Tiranës. Duke filluar nga viti që vjen taksa e pronës do të vilet nga Agjensia e Ujërave dhe nuk ka pse të bllokohet çertifikata se nuk ke paguar taksat, pra bashkë me faturën e ujt do të vijë edhe taksa e pronës. Taksa e tokës që përdoret për prodhimet bujqësore do të ulet 10 për qind. Kemi dizenjuar këtë paketë mbi një parim për të përmirësuar buxhetin e bashkisë dhe jo vetëm për ta rritur atë, por për të adresuar borxhet ndaj biznesit” tha zoti Veliaj. Sipas tij “paketa fiskale e buxhetit të Bashkisë së Tiranës do t’u vijë në ndihmë biznesit të vogël, fermërve, do të ulë taksat dhe përmisojë buxhetin e bashkisë për të shlyer borxhet e prapambetura që nuk janë pak, por 40 milionë dollarë”.