KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Veliaj do kthejë borxhet e Bashës
Veliaj: Buxheti i ri bashkiak synon rritjen e të ardhurave dhe shlyerjen e borxheve

Veliaj do kthejë borxhet e Bashës

Bashkia e Tiranës do të paguajë boxhet e krijuar në kohën kur ajo drejtohej nga kreu aktual i opozitës Lulzim Basha. “Ndryshimi i pushteti lokal nuk përkthehet me mosnjohjen e borxheve” tha kryetari i ri i bashkisë Erion Veliaj në mbledhjen e parë të Këshillit Ekonomik të Tiranës të zhvilluar të premten. Sipas zotit Veliaj bëhet fjalë për 31 milion dollarë ndaj bizneseve, që do të paguhen në momentin më të parë kur bashkia të sigurojë të ardhurat e nevojshme. Por zoti Veliaj tha se fillimisht gjithshcka do ti nënshtrohej një auditi për tu siguruar se ku do të shkojnë paratë.
Në kohën ku demokratët udhëhiqnin Bashkinë e Tiranës, socialistët vazhdimisht i akuzonin  abuzim me fondet publike në shërbim të interesave dhe përfitimeve financiare të njerëzve afër PD, por kjo e fundit i ka mohuar kategorikisht. Në disa raste konflikti ka shkuar edhe në dyert e gjykatave.