KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Do prishim 100 ndërtesa pa leje që kanë zaptuar liqenin
Veliaj: Do prishim 100 ndërtesa pa leje që kanë zaptuar liqenin

Veliaj: Do prishim 100 ndërtesa pa leje që kanë zaptuar liqenin

Bashkia e Tiranës do të nisi një aksion për prishjen e disa ndërtimeve pa leje brenda territorit të Parkut të Liqenit Artifcial të Tiranës. Kjo është bërë e ditur nga kreu i bashkisë Erion Veliaj i cili bashkë me Kryegjyshin Botëror Bektashian ishin në një aksioni për mbjelljen e 200 pemëve në këtë park, në vendin e quajtur “Rruga e 1000 selvive”. “Gjatë muajit prill Bashkia e Tiranës do të fillojë aksionin për prishjen e mbi 100 ndërtesave pa leje, të palegalizuara, të pahipotekuara, të cilat kanë zaptuar liqenin” tha zoti Veliaj. Në deklaratat e tij kreu i Bashkisë së Tiranë, bëri përgjegjës paraardhësin e tij në krye të bashkisë, kreun aktual të opozitës Lulzim Basha, ndonëse nuk e përmendi eprin e tij. “Më duket e paarsyeshme që në 4 vitet e fundit kanë lulëzuar më shumë kafet, parkingjet, lavazhet dhe të gjitha hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme, sesa këndet e lojërave për fëmijë apo hapësirat për të mbjellë pemë dhe drurë në Parkun e Liqenit” tha zoti Veliaj. Ai njoftoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të mbylli të gjitha hyrjet për mjetet motorike në hapësirën e liqenit artificial, përfshirë edhe hyrjen pranë fakultetit të Histori-Filologjisë.