KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj fton qytetarët në “Tirana Fan Zone”
fan zone

Veliaj fton qytetarët në “Tirana Fan Zone”

Zona e tifozëve në sheshin Nënë Tereza nuk po shfrytëzohet vetëm për të ndjekur ndeshjet e Evropianit 2016. Gjatë paradites në këtë hapësirë u zhvilluan aktivitete të ndryshme sportive, të cilave ju bashkuan edhe të rinj nga qytete të tjera të vendit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tërheq vëmendjen e prindërve që të nxisin një jetesë të shëndetshme për fëmijët, ndërsa i fton të shfrytëzojnë hapësirën sportive në sheshin Nënë Tereza.
“Dua të ftoj të gjithë qytetarët të marrin familjen e tyre me vete dhe të festojmë të gjithë në ‘Tirana Fan zone’, të mbushin sheshin dhe të festojmë për kombëtaren tonë në “Euro 2016”, tha Veliaj. “U them të gjithë prindërve te Tiranës që nëse doni që fëmijët tuaj të jenë të shëndetshëm, duhet që të hanë shëndetshem dhe të regjistrohen nëpër aktivitete të ndryshme sportive”.
Gjatë gjithë muajit në zonën e tifozëve do të organizohen aktivitete të shumta sportive.