KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Veliaj, interesohet personalisht për kopshtet e reja të kryeqytetit
erion veliaj, kopshtet

Veliaj, interesohet personalisht për kopshtet e reja të kryeqytetit

Kopshtet e kryeqytetit do të presin fëmijët në shtator me kushte më të mira. Bashkia e Tiranës vijon rikonstuksionin e tyre përmes mbështetjes së donatorëve. Nisma “Adopto një kopësht” ka bërë të mundur edhe rikonstruksionin e kopshtit në njësinë bashkiake nr. 5, që akomodon 120 fëmijë. Sipas kryebashkiakut Veliaj rritja e cilësisë së shërbimit në institucionet publike të edukimit ka rritur edhe kërkesat e prindërve për të çuar fëmijët në to. Në kopshtin 25 janë bërë të gjitha punimet elektrike e hidraulike, duke larguar lagështirën që vinte si nga ujërat e shiut nëpërmjet fasadës, ashtu edhe nga tualetet. Janë shtuar disa hapsira siç është dhoma e psikologut dhe është sistemuar oborri.