KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Jetesa e shëndetshme, prioriteti ynë

Veliaj: Jetesa e shëndetshme, prioriteti ynë

Jetesa e shëndetshme është një nga prioritet e Bashkisë së Tiranës dhe Kryetari i saj, Erjon Veliaj, ka bërë thirrje sot që shoqëria ta shohë sportin si një alternativë të dobishme në këtë drejtim, sidomos për brezin e ri. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi angazhimin e të gjithë fëmijëve për t’u marrë me sport dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme.“Tirana Fan Zone’ e kemi pajisur me disa fusha, ku njëkohësisht po luhet sport. Kemi disa fusha volejbolli, futbolli, futbolli në plazh dhe volejbolli në plazh, kemi pasur ekipe të taekwondo dhe sporte të ndryshme. Kjo ka vetëm një qëllim, duam që ky entuziazëm i krijuar nga Kampionati Evropian i Futbollit të përkthehet në aksion konkret për qytetin e Tiranës. Ministrja e Arsimit na thotë se 57% e fëmijëve ose janë obezë ose janë mbipeshë dhe ka vetëm dy mundësi se si zgjidhet kjo: një mundësi është të mos bëjmë asgjë, ose mundësia tjetër, të inkurajojmë një jetë aktive”, tha Veliaj. Veliaj ka dhënë gjithashtu edhe dy lajme të mira për infrastrukturën sportive në kryeqytet. Bashkia e Tiranës po ecën shumë shpejt me disa projekte. Parku Olimpik do të jetë gati këtë vjeshtë, pjesa e lojërave me dorë. Ndërkohë që brenda këtij viti do të kemi një projekt për pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Ndërkohë, presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandar Boroçiç, ka vlerësuar organizimin veprimtarive të tilla si këto festivale sportive që po mbahen në “Tirana Fan Zone”, ndërsa ka premtuar edhe ndihmë në logjistikë dhe bazë materiale për volejbollin shqiptar në vijim.