KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: “Këndi i lojërave, jo triumf, por dhurata e 1 Qershorit për fëmijët e Tiranës”
Veliaj: “Këndi i lojërave, jo triumf, por dhurata e 1 Qershorit për fëmijët e Tiranës”

Veliaj: “Këndi i lojërave, jo triumf, por dhurata e 1 Qershorit për fëmijët e Tiranës”

Një ditë para përurimit të Këndit të Lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e fundit. Kthyem një gërmadhë, një tokë totalisht të djerrë, një vend aspak tërheqës, në një hapësirë jashtëzakonisht tërheqëse, edhe në hyrjen pedonale të Parkut të Liqenit tha me këtë rast zoti Veliaj. Bashkia e Tiranës, tha ai, në vetëm 11 muaj ka bërë të mundur mbjelljen e 11 mijë pemëve në parqe, rrugë apo edhe në blloqe pallatesh. Dua të ftoj të gjithë qytetarët të marrin fëmijët e tyre dhe energjinë pozitive me të cilën duam ta kurojmë këtë qytet, dhe të na bashkohen në hapjen e parkut nesër në orën 10:00, në datën 1 Qershor. Kjo është dhurata më e bukur që Bashkia e Tiranës mund të kishte menduar për fëmijët e qytetit, për ata që janë qytetarët më të devotshëm, që e pranojnë menjëherë të renë, qytetarët më simpatikë dhe qytetarët më bashkëpunues në Tiranë” shtoi më tej kreu i bashkisë. Me ftesën që të gëzohen investimet për popullaten dhe të lihet bashkia të punoje zoti Veliaj tha: E di që për parkun është debatuar shumë, por ky nuk është momenti as për t’u treguar triumfalist, as për ta trajtuar një palë si fitues dhe palën tjetër si humbëse; jemi të gjithë fitues në Tiranë, me një park të bukur për fëmijët në një hapësirë të Liqenit që po ruhet edhe po shtohet siç ishte ky park i qershive. Në Tiranë po fitojnë të gjithë! Besoj se bashkia ka dhënë provën dhe garancinë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe thjesht duhet të lejohemi të punojmë dhe gjithë këtë energji pozitive”Këndi i lojërave do të jetë falas për fëmijët dhe nga 1 qershori do të presi këdo që dëshëron të kalojë kohën e lirë.