KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj, kritika të ashpra ndaj presidentit Nishani
erion veliaj sulm bujar nishani parku liqenit kritika presidenti kryetari bashkise

Veliaj, kritika të ashpra ndaj presidentit Nishani

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kritikuar ashpër presidentin e Republikës, Bujar Nishani për qëndimin e mbajtur lidhur me ndërtimin e këndit të lojrave për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial. Gjatë një dëgjese me banorë të Njësisë 10 për projektin e Sheshit Skëndërbej, Veliaj u shpreh i vendosur se këndi i lojrave do të bëhet. “Nuk do të zbrapsemi nga asnjë militant, qoftë ky me rrogë presidenti apo me rrogë deputeti”, tha kryebashkiaku.

Sipas Veliajt, presidenti është i vetmi qytetar me vilë brenda hapsirës së parkut. Ai tha se në park do t’u krijohet akses të gjithë fëmijëve. “Në qytetin që ne do të ndërtojmë, jemi të gjithë të barabartë”, tha kryebashkiaku.

Vizitën e presidentit te këndi i lojrave, Veliaj e konsideroi një veprim politik, që e bën presidentin qesharak. “Nuk i bëj fresk një presidenti të diskredituar dhe qesharak, por punoj për femijët e Tiranës”, përfundoi kryebashkiaku.