KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj ndërtuesve: “Doni leje? Ulni çmimet dhe paguani taksat”
Veliaj ndërtuesve: "Doni leje? Ulni çmimet dhe paguani taksat"

Veliaj ndërtuesve: “Doni leje? Ulni çmimet dhe paguani taksat”

Kreu i ri i Bashksë së Tiranës Erion Veliaj, po synon të zbuti problemet e strehimit në kryqeytet. Politika e tij qe mund të cilësohet si politika e “shkopit dhe karrotës” do të synojnë ndërtuesit. Duke folur gjatë një cermonie për ndarjen e banesave sociale në Shkozë, zoti Veliaj pranoi se nevojat për strehim në Tiranë janë shumë të mëdha. Ai tha se i ka bërë thirrje Shoqatës së Ndërtuesve që të ulë çmimet e apartamenteve të pashitur. “I mbajnë apartamentet bosh dhe nuk e ulin çmimin. E di që shteti nuk ia cakton dot çmimet privatit pasi jetojmë në kapitalizëm, por shteti mund të bëjë këtë: taksën e pronës ta paguajnë edhe ndërtuesit e apartamenteve të pashitura. I bëj këtë apel ndërtuesve: nëse doni të mbani çmime stratosferike, atëherë mos kërkoni që të vazhdojnë të jepen leje ndërtimi në Tiranë” tha Veliaj.
Sipas disa specialistëve, propozimet e zotit Veliaj, mund të cilësohen zgjidhje në drejtimin e duhur. Në Tiranë llogariten të paktën 5000 apartamente që prej vitesh nuk shiten dhe për to nuk paguhen taksa. Sipas tarifave të pasurive të paluajtëshme, çdo metër katror banesë e ndërtuar pas vitit 1993 në Tiranë taksohet me 30 lekë në vit. Përfitimet pa dyshim që janë të konsiderueshme.
Pritet që propozimet e zotit Veliaj të diskutohen në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit i cili do të marri vendimin përfudimtar.