KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj në një vjetorin e zgjedhjes kryebashkiak: Tirana do të jetë magnet i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social
Veliaj në një vjetorin e zgjedhjes kryebashkiak: Tirana do të jetë magnet i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social

Veliaj në një vjetorin e zgjedhjes kryebashkiak: Tirana do të jetë magnet i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social

Një vit nga zgjedhja në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë bilancin e punës së tij. Zoti Veliaj nuk e fsheh krenarinë për ndryshimin që sipas tij ka pësuar Tirana. “Po bëhen punë të mira dhe me kalimin e kohës do të vihet re puna jonë në çdo lagje” tha zoti Veliaj. Ai përmendi ndërhyrjet në infrastrukturën urbane, që sipas tij kanë rritur edhe vlerën e pronave të qytetarëve të Tiranës.
Kreu socialist i bashkisë së kryeqytetit, premton se më shumë do të bëhet në 3 vitet e ardhshme të mandatit të tij si kryebashkiak.“Me këtë ritëm do të vazhdojmë edhe në 3 vitet e mbetura të mandatit”, ndërsa shpreson se “Tirana do të jetë magnet i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social, do të jetë qyteti ku secili të realizojë ëndrrat e tij”.
Veç angazhimit para qytetarëve dhe falenderimeve për bashkëpunëtorët, zoti Velia ju drejtoi ftesa për bashkëpunim edhe kundërshtarëve të tij politikë.