KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj në segmentin Lundër-Farkë: Standarde të njëjta qendër-periferi

Veliaj në segmentin Lundër-Farkë: Standarde të njëjta qendër-periferi

Bashkia e Tiranes ka zgjeruar hartën e investimeve, duke shkuar edhe në zonat periferike, që iu shtuan administrimit të saj me ndarjen e re territoriale. Në përfundimin e rrugës që lidh Lundren me Farken, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se institucioni që drejton ka hartuar një plan për rrugët lidhëse mes fshatrave, që sipas tij do të sjellë jo vetëm përmirësim të infrastruktures, por rritjen e vlerës së prones. Sipas Kryebashkiakut investimet e Bashkisë janë edhe impakt i mbledhjes së taksës së prones, e cila për herë të parë këtë vit është mbledhur në masën 93%.