KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Nisim mbledhjen e diferencuar të mbetjeve
njazi meka, rr dibres, veliaj, bashkia tirane, diferencimi i mbetjeve

Veliaj: Nisim mbledhjen e diferencuar të mbetjeve

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut të banimit që kufizohet nga rruga e Dibrës, rruget “Njazi Meka”, “Niko Avrami” dhe “Grigor Percelev”, në Njësinë Administrative nr. 4. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se investimet në këtë zonë nuk janë fokusuar vetëm tek infrastruktura rrugore.

Ndërsa ftoi banorët për të mirëmbajtur këtë investim, Veliaj lajmëroi edhe një tjetër nismë të Bashkisë, atë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve.

Rikualifikimi i këtij blloku urban, ku përfshihet edhe krijimi i hapësirave publike, u shërben 5.000 banorëve të zonës.