KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Njësia1, një nga qendrat e Tiranës policentrike
rikonstruksionit të rrugës Ali Shefqeti

Veliaj: Njësia1, një nga qendrat e Tiranës policentrike

Me planin e ri urbanistik, njësia administrative nr 1 në kryeqytet do të jetë një nga qendrat e Tiranës policentrike. Pas perurimit të rikonstruksionit të rrugës Ali Shefqeti, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në këtë zonë do të vijojnë investimet në infrakstrukturë.

Veliaj foli dhe për banesat sociale si pjesë e planit të ri urbanikstik. Ai përsëriti se ndërtimet e reja do të duhet të kontribuojnë tek fondi i banesave sociale në shkëmbim të volumeve që do të marrin nga Bashkia e Tiranës.