KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj : “Nuk merrem me histerinë, do bëj histori në Tiranë”
Veliaj : "Nuk merrem me histerinë, do bëj histori në Tiranë”

Veliaj : “Nuk merrem me histerinë, do bëj histori në Tiranë”

Përfaqësues të biznesit të vogël dhe të Bashkisë së Tiranës, janë përplasur sërisht në distancë për taksat e miratuara në fund të viti të kaluar nga Këshilli Bashkiak.
Tregëtarët të cilët të shtunën protestuan para godinës së Bashkisë, i kërkuan veçanërisht kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj të tërhiqej nga kjo paketë fiskale në të kundërt ata do të vazhdonin protestat. “E vetmja gjë është të dalë këtu dhe të na shpjegojë” thanë folësa të ndryshëm para Bashkisë. Disa prej folësve gati luteshin, por të tjerë më shumë tregonin forcë. “Ne këtë betejë do ta fitojmë sepse jemi në të drejtën tonë” thanë disa prej tyre.
Por ndërsa tregtarët protestonin para Bashkisë, zoti Veliaj, ndodhej tek Liqeni Artificial. Ai i cilësoi organizatorët e protestës si organizatorë të biznesit VIP të naftës së Berishës. ” Bashkia i ka zeruar taksën e biznesit të vogël. Çfarë bën brenda lokalit të vet është zero taksa. Në momentin që del jashtë lokalit ke zënë hapësirën publike dhe kjo kushton. Ne kemi kërkuar që secili për 1 metër katror të paguajë 50 lekë në ditë”shpjegoi ai. Ndërkaq kryetari i Bashkisë kujtoi premtimin e dhënë në fushatë. “Kam premtuar që do ua kthej mbrapsht qytetarëve hapësirën publike. I bëj thirrje tregtarëve të bëhen seriozë të distancohen nga bosat e naftës që po keqpërdoren. Tirana do bëhet! Nuk merrem me histerinë, do bëj histori në Tiranë” tha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.