KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Parkimet nëntokësore zgjidhin problemin e parkimit në qendër

Veliaj: Parkimet nëntokësore zgjidhin problemin e parkimit në qendër

Parkimet publike nëntokësore me pagesë, për Bashkinë e Tiranës do të jenë një nga zgjidhjet e problemit të parkimit në kryeqytet. Sërish kryebashkiaku Erion Veliaj pa nga afër ecurinë e punimeve për rikualifikimin e sheshit Skënderbej, nga ky dha edhe afate për përfundimin e parkimeve të para nëntokësore.

Rikualifikimi i sheshit Skëndërbej është në fazën e porositjes së pllakave që do të vinë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trojet e tjera shqiptare, si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Duke u ndalur tek pastrimi i Tiranës, kryebashkiaku lajmëroi se me 13 nëntor bashkia do të organizoje një ditë pastrimi vullnetar.

Sa i përket reshjeve të dendura të shiut, që pritet të përfshijnë kryeqytetin, veliaj garantoi se bashkia ka marrë masat për t’ju përgjigjur problematikave që mund të hasin qytetarët.