KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Parku i liqenit të Farkës, një destinacion i ri për kryeqytetasit
Veliaj: Parku i liqenit të Farkës, një destinacion i ri për kryeqytetasit

Veliaj: Parku i liqenit të Farkës, një destinacion i ri për kryeqytetasit

Bashkia e Tiranës projekton ta shndërroje liqenin e Farkës në një nga destinacionet turistike të kryeqytetit. Bashkia ka ndërtuar rrugën që lidh Farkën me shëtitoren e Liqenit, e cila krijon më shumë mundësi lëvizje jo vetëm për banorët e kësaj zone, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore apo ata që duan të shijojnë bukurinë e liqenit. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, pasi pa nga afër këtë investim tha se po punohet që e gjithë kjo zonë të kthehet në parkun e dytë urban të qytetit të Tiranës, si një hapësirë alternative për t’u frekuentuar nga qytetarët e Tiranës. Sipas Veliajt, zona e Farkës do jetë edhe një përfitueset më të mëdha të projekteve nga buxheti i vitit 2017, pasi është edhe një nga zonat më të rregullta sa i përket pagesës së taksave dhe tarifave vendore.