KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Veliaj për fëmijët me aftësi ndryshe
erion veliaj, kopshti, femijet me aftesi ndryshe,

Veliaj për fëmijët me aftësi ndryshe

Për herë të parë, fëmijët me aftësi ndryshe në kryeqytet do të kenë një kopësht, ku ata do të trajtohen dhe edukohen nga njerëz të specializuar, Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se kjo godinë e rikonstruktuar sipas standarteve ndërkombëtare, do të japë shërbim të specializuar për dhjetra vogelushë. Për herë të parë kemi një kopsht ku fëmijët me aftësi ndryshe ose me sindromën doën apo autikë trajtohen nga njerëz të specializuar. Ne besojmë se të gjithë fëmijët janë të përsosur, është vetëm çështje mundësish dhe ndihme. Duke krijuar kushte dhe grupe të veçanta për fëmijët që kanë nevojë për më shumë kujdestari dhe asistencë, kemi sjellë një model të ri në qytetin e Tiranës”. Veliaj tha se brenda këtij viti do të rikonstruktohen të gjitha kopshtet e kryeqytetit. Brenda këtij viti, 23 kopshtet e Tiranës do të jenë totalisht të rinovuara dhe më vjen mirë që në këtë kontekst jemi duke rikontruktuar gjithë bllokun e njësisë 4. Me të njëjtën cilësi që po bëjmë kopshtet, do të bëjmë edhe trotuaret, kanalizimet, rrjetin e ndriçimit në investimin e ri që kemi parashikuar në “Rrugën e Dibrës”, duke filluar nga “Farmacia 10” deri në “Kinostudio”. Kryebashkiaku Veliaj tha se bashkia që ai drejton po punon me ritëm të shpejtë për ti dhënë një tjetër pamje edhe lagjeve ku ndodhen kopshtet