KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj premton: UKT do kthehet në histori suksesi
Veliaj premton: UKT do kthehet në histori suksesi

Veliaj premton: UKT do kthehet në histori suksesi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka premtuar se do t’a kthejë historinë e UKT në një histori suksesi. Në javën kombëtare të ujit, zoti Veliaj tha se është e papranueshme që 70 për qind e ujit sot në Tiranë humbet. “Të gjithë kemi jetuar këtu e kemi parë si kanë lulëzuar lavazhet, se si është ndërhyrë dhunshëm nëpër tubacione. Nuk ka ndërmarrrje të menaxhuar më keq se sa UKT ndër vite”. Ai tha se ka nisur reformimi i UKT-së. “Kemi bllokuar 15 autobote, kemi arrestuar 10 punonjës të UKT. Kemi bllokuar veprimtarinë e 13 lavazheve në disa kompani uji e birre që kanë ndërhyrë në tubacione. Vetëm në këtë muaj kemi ndërprerje 10 mijë pika të ujit të pijshëm për arsye debie, me ujë të pijshëm spërkaten rrugët dhe lavazhet. Kjo histori do marrë fund” tha kreui bashkisë së kryeqytetit Veliaj.
Ai u ndal edhe në borxhet e shumta që ka ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë. “30 mln dollarë borxhe bashkia, por UKT ka 65 mln borxhe, është e mbingarkuar me staf sa dyfishi i gjithë bashkisë së Tiranës” tha zoti Velia. Ai bëri të ditur për binjakëzim me Bashkinë e Puglias. “Atje nuk ka ujë, nuk ka burime uji. Ne notojmë në ujë dhe jemi menaxherët më të keqinj ndaj po bashkëpunojmë me një vend që nuk ka ujë, të bëhet mësim për ne” tha zoti Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës ka bërë edhe një propozim origjinal, që të gjithë klientët të jenë aksionerë të UKT. “Kjo është e vetmja mënyrë që secilit klient ti njihet fitimi dhe ti zbritet nga fatura e ujit” tha zoti Veliaj. Historia e kompanisë monopol që del me humbje do marri fund, “di që do dalim me fitim në fund të vitit”, premtoi ai.