KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj pret pjestarë të trupit diplomatik
Veliaj pret pjestarë të trupit diplomatik

Veliaj pret pjestarë të trupit diplomatik

Në Bashkinë e Tiranës, kryetari i saj Erion Veliaj ka pritur paraditen e të mërkurës, shefin e prezencës së  OSBE-së në Tiranë Florian Rouning , ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadori gjerman  Helmut Hoffman. Nga burime konfidenciale mësohet se tre kanë qenë çështjet e trajtuara në takimin me dyer të mbyllura. Diplomatët kanë shprehur mbështetjen për projektet e bashkisë, pasi dhe takimi vjen pas konferencës së donatorëve, organizuar muajin e kaluar. Duke mbetur sërish në këtë temë, ambasadorët kanë shprehur interes për projektin e korsive dedikuar biçikletave. Tema e trete e diskutuar në takim ka qenë çështja e strehimit të romëve. Dihet që prej disa kohësh Bashkia e Tiranës është në kërkim të një zgjidhjeje aftagjatë për ketë komunitet dhe përfaqësuesit diplomatikë me sa duket ka dhënë  mbështetjen e saj në gjetjen e kësaj zgjidhjeje.