KRYEFAQJA » LAJME » Projekti “Shkolla, si qendër komunitare”
veliaj

Projekti “Shkolla, si qendër komunitare”

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë nisur të vënë në jetë projektin për kthimin e institucioneve të arsimit publik në qendra komunitare. Shkolla e parë ku po zbatohet kjo nismë është gjimnazi “Aleks Buda” në Njësinë Administrative 11. Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj ka marrë pjesë në 3 kurset që zhvillohen në këtë shkollë, “Multilanguage Caffe”, “Pikturë” dhe një workshop mbi vullnetarizmin.
“Sot fillojmë për herë të parë zbatimin e një projekti, i cili ka qenë një rekomandim i Ministrisë së Arsimit. Më vjen mirë që jemi bashkia e parë që e merr seriozisht kthimin e shkollave në qendër komunitare. Me pak fjalë, kjo nënkupton që mbas orëve të mësimit, ata që duan të marrin njohuri shtesë, qoftë në gjuhë të huaja, qoftë në art, në rastin konkret në pikturë, apo në kurse të veçanta, ka një mundësi fantastike për ta bërë”.
Veliaj ftoi banorët e Tiranës të shfrytëzojnë hapsirat që ofrojnë shkollat, jashtë orarit të mësimit, ndërsa tha se kjo nismë do të krijoje edhe mundësi punësimi. “Është një kontribut fantastik për të gjithë komunitetin që ka dëshirë të përdorë aksesin e shkollës për kurse, për aftësime, që i përgatisin për tregun e punës”, theksoi Veliaj. “Do të jetë një mundësi fantastike për të punësuar mësues dhe mësuese që kanë dalë në pension ose mësues apo mësuese të rinj, të cilët mund të fillojnë paraprakisht me kurse të tilla” shtoi ai Veliaj.
Ambientet e institucioneve arsimore do të shfrytëzon në kohën e lirë si për ofruar kurse te ndryshme , por edhe për edukimin joformal, duke angazhuar debate mes gjimnazeve dhe të rinjve për tema rreth aktivizmit vullnetarizmit, barazisë gjinore, lidership, diskriminimi, e folura publike dhe për rolin e të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë dhe komuniteti do ketë mundësi që të shfrytëzojë po ashtu fushat sportive dhe palestrat e shkollave për aktivitete fizike.