KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj-qytetarëve: Shmangni daljet e panevojshme nga shtëpitë
Veliaj-qytetarëve: Shmangni daljet e panevojshme nga shtëpitë

Veliaj-qytetarëve: Shmangni daljet e panevojshme nga shtëpitë

Për shkak të situatës së krijuar sot nga reshjet e dendura të shiut, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka kërkuar sot qytetarëve të kryeqytetit të qëndrojnë në shtëpi, duke shmangur qarkullimin e panevojshëm, dhe për çdo rast emergjencë t’i telefonojnë numrit 112. Nga ura e Shkozës ku inspektoi punimet për zgjerimin e skarpateve në dy anët e lumit, Veliaj, theksoi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Aktualisht rreth 1800 punonjës së Bashkisë po punojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit për shmangjen e pasojave të reshjeve të dendura dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. Duke theksuar se nën monitorim po mbahet dhe Bovilla, kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të mos ndërtojnë pa leje dhe të mos hedhin mbetje plastike në rrugë pasi ato bllokojnë kanalizimet e qytetit.