KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj; Reabilitimi i bllokut të banimit
Veliaj, investimi, Njesia 2, infrastrukture, hapesira publike

Veliaj; Reabilitimi i bllokut të banimit

Blloku i banimit tek ish-Agjencia Telegrafike Shqiptare në Njësinë Administrative Nr.2 po rikualifikohet. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për t’u ofruar 8 mijë banorëve të zonës infrastrukurë më të mirë. Pjesë e ndërhyrjes është edhe lirimi i hapsirave publike. Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, përsëriti se investimet e Bashkisë po shtojnë vlerën e pronës. Kësaj lagjeje do t’i shtohen 2 lulishte, njëra prej tyre me sipërfaqe 140m2, që deri tani është përdorur nga shtëpitë private.