KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj rrëzon kërkesat e PD-së në gjykatë
Veliaj rrëzon kërkesat e PD-së në gjykatë

Veliaj rrëzon kërkesat e PD-së në gjykatë

Bashkia e Tiranës ka fituar në Kolegjin Zgjedhor, tre betejat ligjore me partinë demokratike për referendumet vendore të kërkuara nga koordinatori i kësaj force politike, Jamarbër Maltezi. Sot Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesat e PD për të mbajtur referendume vendore për parkimin nëntokësor tek “Parku Rinia” , objektet social-kulturore dhe administrative në hyrjen e Parkut të Liqenit, si dhe këndin e lojërave në parkun e Liqenit. Gjykata e Apelit ka vlerësuar si të drejtë vendimin e KQZ , duke e vlerësuar si të rregullt proçedurën e ndjekur nga Bashkia e Tiranës.