KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj sfidon: Nëse pritet një pemë, apo ndëtohet një lokal, më 1 qershor nuk do të jem më kryetar!
Veliaj sfidon: Nëse pritet një pemë, më 1 qershor nuk do të jem më kryetar!

Veliaj sfidon: Nëse pritet një pemë, apo ndëtohet një lokal, më 1 qershor nuk do të jem më kryetar!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sfiduar publikisht të gjithë ata që kundërshtojnë ndërtimin e Parkut të Fëmijëve në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. “Për të gjithë ata që sot kanë një dyshim, i shoh sot në sy dhe ju them: Unë do të jap dorëheqjen nësë në 1 qershor kur të inagurohet parku i fëmijëve, aty do të ketë kafene apo restorant, apo çfarëdolloj ndërtese. Në datën 1 qershor kur të përurohet parku i fëmijëve nëse aty ka kafe apo restorant, unë nuk do të jem më kryetar i bashkisë tuaj. Ju bëj edhe një sfidë tjetër: Nëse aty do të pritet qoftë edhe një pemë, unë në datën 1 qershor nuk do të jem kryetari i Bashkisë së Tiranës” tha zoti Veliaj gjatë prezantimit të Planit Urbanistik të Tiranës. Zoti Veliaj dënoi dhunën e ushtruar nga përkrahësit e PD përfaqësues të shoqërisë civile në kanierin e ndërtimit. “Nuk pranoj gjuhën e dhunës sidomos tek ata që ende nuk janë pronocuar për një pallat 17 katësh mu në digë dhe sot bëjnë sikur nuk e shohin, sot mundohen të gjejnë një qime në syrin e kësaj administrate dhe evitojnë traun që kanë në syrin e tyre” tha zoti Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha gjithashtu se “Ne nuk besojmë në një qytet autoritar, ku të gjithë duhet të mendojnë njësoj, por nuk mund të besojmë që edhe një pakicë e zhumrshme ti imponohet një qyteti që kërkojë punën e vet”.
Deklarimet e tij zoti Veliaj i bëri pasi PD e opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan me forcë dy ditët e fundit ndërtimin e Parkut të Fëmijëve në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Ata e kanë çuar çështjen në prokurori e cila pritet të fillojë hetimet rreth ngjarjes.