KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Të gjitha fonderitë, që shkrijnë puseta do të ndiqen penalisht
Veliaj: Të gjitha fonderitë, që shkrijnë puseta do të ndiqen penalisht

Veliaj: Të gjitha fonderitë, që shkrijnë puseta do të ndiqen penalisht

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion për zëvëndësimin e të gjitha pusetave që mungojnë apo janë dëmtuar në qytet.  Kreu i saj Erion Veliaj ndërkohë paralajmëroi masa të ashpra jo vetëm për vjedhësit e pusetave, por edhe tregëtarët dhe fonderitë që blejnë materiale të tilla. “Të gjitha fonderitë, të cilat pranojnë të shkrijnë elementet metalike të pusetave do të ndiqen penalisht dhe do t’u hiqet licenca” tha zoti Veliaj gjatë inspektimit të operacionit për zëvendësimin e pusetave të vjedhura në kryeqytet. Aktualisht në Tiranë mungojnë rreth 4 mijë puseta të cilat janë bërë burime të aksidenteve, shpesh herë edhe fatale për banorët.