KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Të ndjekim modelin e vendeve të rajonit për agroturizmin
Veliaj: Të ndjekim modelin e vendeve të rajonit për agroturizmin

Veliaj: Të ndjekim modelin e vendeve të rajonit për agroturizmin

Gama e pasurive kulturore, historike, gjeografike, por edhe produkteve tradicionale ushqimore do të përbëjnë boshtin për zhvillimin e turizimit në Tiranë, jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale përreth. Gjatë konferencës rajonale për agroturizmin, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mund të shfrytëzohet edhe përvoja e vendeve të rajonit, për ta bërë Tiranën turistike një destinacion tërheqës.

Duke u përqendruar tek agroturizmi, Veliaj paraqiti alternativën e Bashkisë për zhvillimin e zonave rurale.

Sa i përket trashëgimisë historike, si pjesë e paketës turistike të Tiranës, Veliaj solli shembullin e Bunk’art, i cili vetëm në ditën e parë të hapjes u vizitua nga 5 autobusë me turistë.