KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Të shmangim arsimimin me dy turne
Veliaj: Të shmangim arsimimin me dy turne

Veliaj: Të shmangim arsimimin me dy turne

Bashkia e Tiranës po e synon ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet për të shmangur zhvillimin e mësimeve me dy turne. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndjekur punimet për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Hoxha Tahsin”. Në bazë të projektit, shkolla do të ketë 4 kate me të gjitha ambientet e domosdoshme mësimore, si laboratorë dhe palestra me standarde, si edhe një terren sportiv të jashtëm, me një kapacitet të përgjithshëm rreth 1 mijë nxënës. “Jam shumë i mbresuar që në një periudhë shumë të shkurtër janë hedhur themelet për shkollën e re” tha zoti Veliaj. “Jemi në një situatë kritike në Tiranë, për disa arsye: së pari, kemi mbi 20 shkolla me dy turne në zonën urbane, çka do të thotë se e kemi të nevojshme ndërtimin e shkollave të reja” shprehu ai shqetësimin. Zoti Veliaj bëri të ditur se po përgatitet një projekt i madh në partneritet publik-privat, pas të cilit do të fillojë menjëherë ndërtimi i 20 shkollave.
Zoti Veliaj bëri të ditur se në këtë prag fillimi të sezonit të ri shkollor, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, po punohet për shmangien e shkollave me dy turne. “Për herë të parë në Tiranë do të ketë vetëm 2 gjimnaze me dy turne, “Ismail Qemali” dhe “Sami Frashëri”.