KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: UKT drejt privatizimit
veliaj, kanalizimet, tirane, ukt

Veliaj: UKT drejt privatizimit

Bashkia e Tiranës po negocion për të privatizuar UKT-në. Kryebashkiaku Erion Veliaj e konfirmon këtë, pikërisht në kohën kur shoqëria aksionere po kalon me bilanc pozitiv. Për një kohë të gjatë, ndonëse monopol po regjistronte humbje. Sipas kryebashkiakut kthimi në fitimprurëse i kompanisë ka nxitur interesin e privatëve. Sipas kryebashkiakut nese privatizimi i UKT-së do të kryhet me sukses, ai do të ketë vetëm efekte më të mira në furnizimin me ujë të konsumatoreve, ndërsa nuk do të ketë ndikim në çmimin e ujit. Pavarësisht negociatave për privatizimin e UKT-së, ku bashkia është aksionere kryesore, ndërmarrja vijon punën me investimet. Në zonen e ish Uzinës së Autotraktorëve po ndërtohet rrjeti i ri i kanalizimeve. Duke qenë se objektet e ish-uzinës autotraktori janë përshtatur nga banorët si objekte banimi, shkarkimi i ujërave të zeza është bërë në mënyrë individuale prej tyre në tubacionet ekzistuese të ish uzinës, çka ka bërë që herë pas here në këtë zonë të ketë probleme me daljen e ujërave të zeza në sipërfaqe. Tashmë, është parashikuar të shtrohen një deri në dy tubacione, të cilat do mbledhin të gjitha shkarkimet e banesave të kësaj zone, që më pas do të shkarkojnë në kolektorin kryesor. Nga ky investim përfitojnë 400 banorë të zonës. Në të njëjtën kohë UKT po ndërhyn në disa zona të Tiranës, si në rrugën e Elbasanit për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar të ujësjellësit.