KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Unaza e vogël do të zhbllokoje trafikun
Veliaj: Unaza e vogël do të zhbllokoje trafikun

Veliaj: Unaza e vogël do të zhbllokoje trafikun

Unaza e vogël, e cila do të përfundoje së shpejti, do t’i jap zgjidhje problemit të trafikut të krijuar me nisjen e punimeve për rehabilitimin e sheshit Skënderbej.

Nisjen e punimeve për rehabilitimin e sheshit skënderbej e ka ndjekur edhe kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili thotë se kjo hapsirë pedonale do të shndërrohet në sheshin simbol të gjithë shqiptarëve. 50 përqind e tij do të jetë e gjelbëruar, ndërsa gjysma tjetër do të shtrohet me pllaka guri të marra nga të gjitha trevat shqiptare. Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetareve për trafikun e krijuar, por sipas tij ky do të jetë një problem i zgjidhur me përfundimin e unazës së vogël.

Nga ana tjetër demokratët hedhin dyshime mbi mënyrën se si po përdoren fondet publike në projektin e sheshit Skëndërbej.

Por kryebashkiakun nuk e shqetësojnë kundërshtitë.

Gjatë fazës së parë të rehabilitimit të sheshit Skënderbej do të ndërtohet edhe parkimi nëntokësor punimet e të cilit do të nisin në vjeshtë. Ai do të jetë i vendosur në zonën mes godinës së muzeut historik kombëtar dhe asaj të bankës së Shqipërisë dhe do të ketë kapacitet 300 vendesh. Veliaj tha se çdo pemë ekzistuese në shesh do të zhvendoset në sheshin e ri, ndërsa parashikohet të shtohen edhe 5 mijë të tjera.