KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj, vizitë zyrtare në Prishtinë
veliaj, shpend ahmeti, ne kosove, kryetaret e bashkise, prishtine tirane

Veliaj, vizitë zyrtare në Prishtinë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku është takuar me kryebashkiakun e kryqytetit të Kosovës Shpend Ahmetaj. Ata kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit për përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy kryeqyteteve shqiptare. Kryebashkiaku Veliaj tha se janë 5 pika kryesore, në të cilat do të fokusohen shkëmbimet e përvojave mes Tiranës dhe Prishtinës, ku përfshihet urbanistika, pastrimi, trafiku, lëvizshmëria dhe parqet rekreative. Veliaj lajmëroi se përpara Ditës së Pavarësisë, në datën 26 dhe 27 nëntor, në Tiranë do të mblidhen kryetarët e njësive vendore shqiptare, si Tetova, Presheva dhe Ulqinit për të diskutuar rreth qasjeve konkrete që mund të përmirësojnë jetën e shqiptarëve. Në vijim të vizitës së tij në Kosovë, Veliaj do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.