KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj vizitë zyrtare në Prishtinë
Veliaj vizitë zyrtare në Prishtinë

Veliaj vizitë zyrtare në Prishtinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nis të martën një vizitë zyrtare dy ditore në Prishtinë, do të pritet nga drejtuesit dhe personalitetet më të larta të politikës së Kosovës.
Takimin e parë zoti Veliaj me homologun e tij, Shpend Ahmeti, në Komunën e Prishtinës. Sipas njoftimeve tema kryesore e diskutimeve do të jetë shkëmbimi i praktikave më të mira mes këshilltarëve bashkiakë, Unioni i Bashkimit Shqiptar në rajon dhe zhvillimi urban i qyteteve.
Të mërkurën Zoti Veliaj do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Më pas ai do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe lideri e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Të enjten kreu i Bashkisë së Tiranës do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.