KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj:Në vjeshtë, përzgjedhja e administratorëve të pallateve
Veliaj vizitë zyrtare në Prishtinë

Veliaj:Në vjeshtë, përzgjedhja e administratorëve të pallateve

Përzgjedhja e administratorëve të pallateve , nuk do të jetë më një proces që do të kryhet nga bashkia e Tiranës, por kjo kompetencë do t’u kalojë vetë qytetarëve. Në një takim me administratorë e ndërlidhës , kryebashkiaku Veliaj bëri të njohura detaje të funksionimit të projektit të ri që do të filloje të zbatohet prej vjeshtës së këtij viti.

Angazhimi i detyrueshëm i një administratori për çdo pallat , veç avantazheve në administrimin e qytetit, i hap rrugën edhe punësimit të rreth 5 mijë personave, në përputhje me numrin e pallateve që regjistron sot Tirana.