KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj,nis projekti ambicioz për ndërtimin e 20 shkollave të reja
Veliaj,nis projekti ambicioz për ndërtimin e 20 shkollave të reja

Veliaj,nis projekti ambicioz për ndërtimin e 20 shkollave të reja

Brenda vjeshtës Bashkia e Tiranës nis projektin ambicioz për ndërtimin e 20 shkollave të reja në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj artikuloi këtë objektiv të Bashkisë ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare Fan Noli, njëra nga 200 shkollat që po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe do të jenë gati në shtator .

Kryetari i Bashkisë së Tiranës siguroi se, kur të kthehen nga pushimet, 1500 nxënësit që mësojnë në një nga shkollat më elitare të qytetit, siç është “Fan Noli”, do të gjejnë një godinë të riparuar.

Veliaj theksoi se shkolla duhet të jetë në shërbim të komunitetit e po ashtu pritet një zgjidhje e mbidyndjeve në disa shkolla përmes maksimizimit të hapësirave.