KRYEFAQJA » LAJME » Velipojë, Gjirokastër: Fushata kundër informalitetit
Velipojë, Gjirokastër: Fushata kundër informalitetit

Velipojë, Gjirokastër: Fushata kundër informalitetit

Që prej së hënës 18 grupe tatimoresh po inspektojnë bizneset me aktivitet në Velipoje. Veç restoranteve,bareve,hoteleve, apo njësive të tjera të shërbimit, për herë të parë, është kontrolluar dhe dhënia e kuponit për shezllonet.

Në Velipojë ushtrojnë aktivitetin 350 biznese. Edhe pse fokus kryesor fushata ndaj informalitetit, ka zonat bregdetare, organet tatimore nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe qytetet e tjera. Edhe në Gjirokastër që prej 1 gushtit në terren veprojnë disa grupe pune. Megjithëse Ministria e Financave e ka vlerësuar të nevojshme edhe këtë fazë informimi shitës e blerës në Gjirokastër pohojnë të njëjten gjë, shitblerja e mallrave bëhet në bazë të rregullave.

Fushtata e nisur me 1 gusht është vazhdim i fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, ku Ministria e Financave dhe Tatimet janë fokusuar tek një qasje e re e komunikimit dhe shërbimit ndaj tatimpaguesve por edhe qytetarëve.