KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, vëllai i kryeministrit kërkon azil
Vëllai i kryeministrit kërkon azil

Kosovë, vëllai i kryeministrit kërkon azil

Vëllai i kryeministrit të  Kosovës Isa Mustafa, ka kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Lajmin e publikuan disa media, por më vonë ishte vetë zoti Mustafa i cili duke dhënë hollësi në Fejsbuk, bëri të ditur se shkak ishte sëmundja e rëndë e të vëllai, “për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë”. “Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës” shkruan zoti Mustafa në rrjetin e njohur social. Me këtë rast zoti Mustafa  shprehet se “…si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat, të tërheqim investime për të krijuar vende të punës, të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe që sa më pak qytetarët tanë të kenë nevojë të kërkojnë shërim në forma të tilla jashtë vendit”.