KRYEFAQJA » LAJME » Vendet e Ballkanit zotohen të hedhin ura afrimi mes të rinjve
Vendet e Ballkanit zotohen të hedhin ura afrimi mes të rinjve

Vendet e Ballkanit zotohen të hedhin ura afrimi mes të rinjve

Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor i mbledhur në Vjenë, ka mbyllur punimet me një deklaratë të kryeministrave të rajonit ku ata zotohen për shkëmbime të ndërsjellta mes studentëve.
– Të ndërmarrin veprime të përbashkëta në të gjithë rajonin, për të hedhur ura afrimi mes të rinjve, si një aspekt i rëndësishëm për integrimin europian, duke promovuar kështu vlerat europiane.
– Të ndjekin shembujt më të mirë europianë, për të shëruar plagët e së shkuarës dhe ecur përpara, duke forcuar bashkëpunimin e duke marrë shembullin e Zyrës për të Rinjtë franko-gjermanë.
– Krijimin e një Zyre Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në Ballkanin Perëndimor, si një strukturë udhëheqëse, e cila do të koordinojë bashkëpunimin rajonal, e cila duhet të jetë finalizuar deri më 1 mars 2016.
– Inkurajimin dhe ndihmën ndër të rinjtë në rajon, për të luftuar dhe distancuar veten e tyre nga fenomenet e racizmit, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes, diskriminimit në baza etnike, fetare dhe gjuhësore.
– Ndërtimin e një platforme për shkollimin profesional në fushat e IT-së, infrastrukturës, turizmit dhe energjisë, në përputhje me nevojat specifike të vendeve, janë pikat e kësaj deklarate.