KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vendet fqinjë rrisin masat e sigurisë pas sulmeve te Brukselit

Vendet fqinjë rrisin masat e sigurisë pas sulmeve te Brukselit

 Ditën e djeshme u bë e ditur se Brukseli është tronditur në mëngjesin e së martës nga dy sulme me bomba në Aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë Malbek, te cilat u morën përsipër nga Shteti Islamik. Në një konferencë për shtyp në mbrëmjen e djeshme, kryeministri belg Sharl Mishel ka njoftuar se do të mbahen tre ditë zi per viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel.

 Pas ngjarjes së Brukselit, janë perforcuar masat e sigurisë edhe në vendet e tjera europiane. Presidenti francez Hollond, Kancelarja gjermane Merkel dhe kryeministri italian Renzi kanë dënuar sulmet si dhe kanë theksuar se do të ndihmojnë Belgjikën në gjetjen e autorëve të tyre. Sekretari I pergjithshëm I NATOs Stoltenberg e quajti sulmin kundër Brukselit si një akt burracakerie ku u humbën jetë te pafajshme dhe u godit një shoqëri e hapur demokratike.

 Pas shpërthimeve në Bruksel, kanë reaguar politikanët europianë dhe ata botërorë të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre me Belgjikën. Presidenti I Parlamentit Europian Martin Shulz ka dënuar sulmet në kryeqytetin belg. Ngjarja u dënua edhe nga presidenti I këshillit europian Donald Tusk, si dhe nga Kryediplomatja europiane Federica Mogherini, e cila ndodhej në një vizitë zyrtare në Jordani dhe ka dënuar sulmet terroriste që morrën jetë të pafajshme duke u përlotur.