KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Afera e korrupsionit, vetëdorëzohet burri i gjyqtares Andrea
Afera e korrupsionit, vetëdorëzohet burri i gjyqtares Andrea

Afera e korrupsionit, vetëdorëzohet burri i gjyqtares Andrea

Pas më shumë se 6 muaj Odhise Andrea, burri i gjyqtares Majlinda Andrea është vetëdorëzuar në polici. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka bërë sekserin në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. Nën hetim ishte bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, ndërsa janë të arrestuar Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino. Odhise Andrea u largua nga Shqipëria pikërisht kur ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti.