KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Basha: Takimi i Ramës me biznesin, shfaqe propagandistike.
Basha: Të largohen të inkriminuarit dhe kryeministri që i ka promovuar

Basha: Takimi i Ramës me biznesin, shfaqe propagandistike.

Në një reagim në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar si shfaqjen propagandistike te rradhës, takimin e kryeministrit Edi Rama me biznesin. Në postimin ne tij, Basha shkruan se ky takimu kthye në një bumerang aktakuzash publike, live dhe sy për sy, cka dëshmon se sa e rende eshte situata ekonomike, sa e thelle kriza e biznesit, dhe sa e pashpresë mundësia e tyre për të hapur vende të reja pune nën qeverisjen e Ramës. Shqipëria është fshirë nga harta e investitoreve të huaj për shkak të pasigurisë alla shullazi, për shkak të klimës së keqe të biznesit me taksa që rriten, e gjoba pas gjobash që po i marrin shpirtin sipërmarrjes së madhe, të mesme e të vogël. Paratë e taksave të rritura që duhet të shkonin për investime që hapin vende pune përfundojnë në xhepat e qeveritareve”, shkruan Basha në facebook. Kryetari i PD bën përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Edi Rama.