KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Fier, mbi 4000 leje të dhëna për vetdeklarimin e objekteve pa leje
fier, objekte pa leje, legalizime, agjencia e legalizimit dhe urbanizimit te zonave informale

Fier, mbi 4000 leje të dhëna për vetdeklarimin e objekteve pa leje

Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale për qarkun e Fierit ka rregjistruar prej fillimit të këtij viti mbi 4000 leje të dhëna për vetdeklarimin e objekteve pa leje. Drejtuesi i agjencisë se legalizimit në rajonin e Fierit shprehet se është mundur të kryehet 80 % e punës në përpunimin e të dhënave të të gjitha dosjeve të vetëdeklarimeve të kryera prej fillimit të këtij procesi.

Në total në rajonin e Fierit janë evidentuar rreth 32 mijë objekte dhe shtesa të vetëdeklaruara ku gati 5500 prej tyre rezultojnë vetëm në qytet.