KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Fier, shpaloset flamuri gjigant
Fier, shpaloset flamuri gjigant

Fier, shpaloset flamuri gjigant

Qyteti i Fierit, i njohur për tifozerinë e zjarrtë, por edhe atdhedashurinë, është bërë protagonist i një ngjarjeje mbresëlënëse. Në prag të takimit të shumëpritur Shqipëri- Rumani, sportëdashës të shumtë dhe shoqata atdhetare shqiptare për bashkim kombëtar, kanë shpalosur në qëndër të qytetit një flamurin gjigant. Flamuri me përmasa 100×8 metra, është hapur tek ish hotel turizmi në qendër të qytetit. Ai u dedikohet, sikurse thonë organizatorët, “djemve të kombëtares kuq e zi”. Sipas tyre “dëshirojmë që kuq e zinjtë të marrin sot një fitore e të kualifikohen për në turin e dytë të kampionatit europian”. Flamuri gjigant është hapur për herë të parë në 100 vjetorin e pavarësisë dhe kjo është hera e dytë që ai shpaloset në qëndër të qytetit të Fierit.