KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni » Rama në Beograd në një forum me fokus tek siguria
rama-dacic

Rama në Beograd në një forum me fokus tek siguria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Beograd për të marrë pjesë në një takimi me fokus te siguria. Pjesmarrës të këtij takimi do të jenë liderë të Ballkanit dhe disa vendeve të tjera europiane.
Në aeroportin e Beogradit kryeministri Edi Rama u prit nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, ndërsa pak më vonë ka darkuar me homologun Aleksandar Vuçiç.
Parashikohet që samiti që nis sot të hapet prej Kryeministrit Rama. Axhenda e kreut te qeverise shqiptare do të vijojë edhe me një takim me homologun Aleksander Vuçiç në selinë e qeverisë së Serbisë, e me tej në një takim me shqiptarët e rajonit të Preshevës. Politikanë nga ky rajon do të vijnë në Beograd për të diskutuar problemet e tyre më të rëndësishme gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar. Zoti Rama pritet të marri pjesë në Forumin e Biznesit në Nish, si dhe të promovojë edhe librin e tij “Kurban”.