KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Rikonstruktohet sheshi i Tepelenës
Qyteti-im-në-RTSH-Tepelena, qender, tepelene shqiperi, tepelena albania

Rikonstruktohet sheshi i Tepelenës

Të paktën 1.4 miliardë lekë janë investuar për rikonstruksionin e sheshit të qytetit dhe pedonalen në Tepelenë, duke i dhënë një pamje të re qytetit.

Dikur dukej të përgjumej në perëndimin e diellit, por Tepelena sot ka gjallëri deri në mesnatë.

Çdo pasdite këtë shesh e gjen të mbushur me fëmijë, të rinj e të moshuar.

Jo vetëm pedonalja, por edhe fasadat e pallateve i janë nënshtruar rikonstruksionit. Kryetari i bashkise Tërmet Peçi shprehet se, mbështetja e qeverisë do të vijojë. Në fazë prokurimi janë 146 milionë lekë për ” Hyrjen e qytetit”, investim ky që do ëe prek unazën tek rreth rrotullimi dhe gjithë rrugën kryesore deri në hyrje të kalasë. Ndërsa financimi prej 4 milionë dollarë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do shkojnë për rrugën e Kurveleshit duke lehtësuar levizjen për 6 fshatra. Bashkia e re e Tepelenës, numëron rreth 18 mijë banorë.